Kastrati: Ministria e Arsimit nuk është eprori i komunës në organizimin e arsimit

 

 

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati edhe njëherë ka reaguar lidhur me vendimin e Ministrisë së Arsimit për rikthimin e 441 nxënësve të fshatrave të Kamenicës.

Ai ka thënë se reforma në arsim që e kishte nisur kohë më parë, ishte e pranuar nga të gjithë ministrat e arsimit, përveç ministres aktuale, Arbërie Nagavci.

Kastrati ka dhënë një sërë arsyetimesh që ministria nuk duhet ta anuloj vendimin për reformën në arsim. Madje ai thekson se gjithçka që është duke bërë MAShTI është manipulim me masën dhe mësimdhënësit, e që punëdhënës i të cilëve thotë se është komuna.

Sipas tij, Ministria e Arsimit nuk është eprori i komunës në organizimin e arsimit dhe nuk mund të veprojë kundërligjshëm./21Media

Arsimi dhe e ardhmja në shoqëri janë të ndërlidhura aq ngushtë saqë nuk munden pa njëra tjetrën. Nuk bëhet arsimi sot…

Posted by Qëndron Kastrati on Tuesday, May 11, 2021

 

Back to top button