Kastrati: Serbia kështu ka filluar edhe në vitet e 90-ta

Ish-komandanti i Forcave të Sigurisë së Kosovës, Kadri Kastrati i ftuar në “Click” të RTV21 ka folur për gjendjen e sigurisë në veri të vendit.
Sipas tij, nuk është situatë e qetë madje, ai këtë periudhë e ka krahasuar me atë të viteve të 90-ta.
“Situata nuk është për të fjetur, duhet të jemi shumë vigjilent, Serbia kështu ka filluar në vitet e 90-ta kur ka filluar lufta në Ish-Jugosllavi”, ka thënë ndër tjera Kastrati.

Javën e kaluar, sulmet ndaj policisë së Kosovës në veri i dënuan drejtues të shtetit të Kosovës, partitë politike si dhe ndërkombëtarët, përfshirë KFOR-in, ambasadën e SHBA-së dhe Zyrën e Bashkimit Evropian./21Media

Back to top button