Kastriot Rexha largohet nga Drita

Klubi futbollistik Drita ka njoftuar se i ka ndarë rrugët me sulmuesi Kastriot Rexha. Sipas njoftimit të lëshuar nga klubi gjilanas, Rexha nuk e ka pranuar ofertën për rinovimin e kontratës dhe kështu palët janë pajtuar për ndërprerjen e bashkëpunimit.
Rexha ishte ribashkuar me Dritën në janar të vitit 2020 dhe kishte kontratë deri më 30 qershor 2021, por lëndimet e shumta nuk e kanë lejuar që të japë kontributin e nevojshëm për këtë skuadër.
Drita e ka falënderuar Rexhën për kontributin e dhënë, duke i dëshiruar rikthim sa më të shpejtë në fushën e blertë dhe suksese kudo që do të vazhdojë karrierën.

Back to top button