Kastriot Tushi: Veç për vajzën do të lëshoja pe
Sot në n’Maje t’Gjuhës me Xherin ka qenë i ftuar tenori shqiptar, Kastriot Tusha, i cili ka zbuluar shumë gjëra të reja nga jeta e tij.
Tusha ka treguar se me çka po merret sot.
Tusha është sfiduar nga Xheri në gjetjen e fjalëve të vjetra, teksa fjala ”Hanko”, nuk ishte e vështirë për tu gjetur nga tenori.
Ky i fundit ka treguar se nuk është adhurues i filmave horror, madje sipas tij një mjek i ka thënë se është mirë që të mos përjetohen emocione të forta në atë moshë.
Ndërkaq, Tusha ka folur edhe për familjen e tij, teksa ka treguar se vajza e tij është i vetmi person që do të lëshonte pe nëse do të kërkohej.
Në fund Tusha ka pranuar mesazhe nga miqtë e tij, të cilëve Xheri iu kishte dërguar një mesazh interesant./21Media