Katar 2022, Maroku në përballje me Kroacinë

Kombëtarja e Marokut dhe ajo e Kroacisë do ta fillojnë Kampionatin Botëror “Katar 2022” ku përballen sot me fillim nga ora 11:00 në kuadër të Grupit F në stadiumin “Al Bayt”.
Në ndeshjen e fundit të zhvilluar, Maroku e mposhti Gjeorgjinë me rezultat 3:0, kurse Kroacia shënoi fitore me rezultat minimal 1:0 kundër Arabisë Saudite.
Bilanc më të mirë të rezultateve në pesë ndeshjet e fundit ka Kroacia me plot pesë fitore, krahas Marokut që ka regjistruar tre fitore dhe dy barazime.
Sofyan Amrabat pritet të rikthehet në mesfushë, kurse Mazraoui dhe Hakimi do të jenë krahët e mbrojtjes së bashku me dy qendërmbrojtësit, Romain Saiss dhe Nayef Aguerd.
Sulmin pritet ta kryesojnë Youssef En-Nesyri dhe Hakim Ziyech.
Në anën tjetër, Luka Modric dhe Mateo Kovacic do të jenë në qendër të mesfushës së Kroacisë, kurse në sulm trajneri Dalic pritet të startojë me dyshen, Bruno Petkovic dhe Andrej Kramaric.
Më poshtë mund t’i gjeni formacionet e mundshme të dy kombëtareve.
Maroku (4-3-3): Bono; Hakimi, Saiss, Aguerd, Mazraoui; Ounahi, Amrabat, Amallah; Ziyech, En-Nesyri, Boufal
Kroacia (4-3-3): Livakovic; Stanisic, Lovren, Gvardiol, Barisic; Modric, Brozovic, Kovacic; Vlasic, Petkovic, Perisic

Back to top button