Katar 2022, ndeshjet që zhvillohen sot

Sot(27 nëntor) ditën e hap përballja mes Japonisë dhe Kosta Rikës, ndeshje kjo e cila luhet me fillim nga ora 11:00.
Pas kësaj përballje, vijon ajo mes Belgjikës dhe Marokut në orën 14:00.
Kroacia takon Kanadanë në një përballje e cila luhet në orën 17:00, dhe Spanja në përballje me Gjermaninë në orën 20:00.
Që nga 20 nëntori, dita kur zyrtarisht nisi Botërori i këtij viti, janë zhvilluar ndeshje tejet interesante.
E fundit mbrëmë(26 nëntor), përballja mes Argjentinës dhe Meksikës, ndeshje e cila u mbyll në favor të Argjentinës./21Media

Back to top button