Katastrofën me nëndetësen, një grua e kishte parë në ëndërr në vitin 2013

Një status në Facebook që daton nga 1 nëntori i vitit 2013 është bërë viral tani, pasi një grua në atë postim kishte treguar se ka parë një ëndërr se një miliarder është mbytur në një nëndetëse përderisa po shkonte për të vizituar anijen e Titanikut, diçka që u bë realitet dje, kur u njoftua se nëndetësja Titan me pesë persona në bord ka shpërthyer nën ujë, me pesë personat që tani konsiderohen si të vdekur.

“Pashë një ëndërr se një miliarder djallëzor filloi të bënte udhëtime me nëndetëse poshtë tek Titaniku dhe në një mënyrë nxjerri ujë nga pjesët e nëndetëses, por pastaj e gjithë kjo u kthye në katastrofë duke u kthyer mbrapa… me siguri se do bëhej një film i mirë nga kjo…”, kishte shkruar Deborah Grattan para pothuajse 10 vjetësh, duke ngjallur reagime të shumta nga përdoruesit e tjerë në Facebook.

Edhe pse nuk dihet nëse njëri nga pasanikët ishte “djallëzor”, siç iu është paraqitur në ëndërr përdorueses së Facebook-ut, ajo çfarë dihet është se filma nga kjo ngjarje me siguri se do të bëhen, shkruan rtv21.tv.

Personat e identifikuar që ishin në nëndetëse janë:

Hamish Harding – Biznesmeni dhe aventurieri britanik i vendosur në Emiratet e Bashkuara Arabe. Ai zotëron një kompani të quajtur Action Aviation që blen dhe shet avionë.

Paul-Henri Nargeolet – ka udhëhequr disa ekspedita në Titanikun dhe ka mbikëqyrur rikuperimin e shumë objekteve nga rrënojat, ishte drejtor i kërkimeve nënujore.

Shahzada dhe Sulaiman Dawood – Biznesmeni pakistanez dhe djali i tij ishin gjithashtu në bord. Shahzada është një administrues i besuar i Institutit SETI, një organizatë kërkimore në Kaliforni. Ai është gjithashtu nënkryetar i Daëood Hercules Corporation, pjesë e Dawood Group, një konglomerat biznesesh të ndryshme në pronësi të familjes.

Stockton Rush – Mbikëqyrës i strategjive financiare dhe inxhinierike të OceanGate. /21Media

Back to top button