Kate Middleton feston ditëlindjen, kjo është mosha e saj

Dukesha e Cambridge, Kate Middleton, sot festoi ditëlindjen e 40-të. Për të shënuar ditëlindjen e saj të 40-të janë publikuar tri fotografi të reja të Dukeshës së Kembrixhit.


Portretet, të realizuara nga fotografi i modës Paolo Roversi, e tregojnë atë të veshur me fustane të ndryshme, të markës Alexander McQueen. Ato do të shfaqen këtë vit në tri zona – Berkshire, St Andrews dhe Anglesey – ku Katerina ka jetuar. Më pas ato do të vendosen në koleksionin e përhershëm të Galerisë Kombëtare të Portreteve.

Të 40-at e saj do të jenë një tjetër dekadë ndryshimesh të rëndësishme, transmeton rtv21.tv

Ndërsa Mbretëresha bën më pak dhe punon ndryshe për shkak të moshës së saj. Për dukeshën, kjo do të thotë një fokus në ngritjen e çështjeve rreth shëndetit.

Ajo gjithashtu do të vazhdojë të mbrojë privatësinë e fëmijëve të saj – Princit George, tetë vjeç, Princeshës Charlotte, gjashtë vjeç dhe Princi Louis, tre vjeçar.

Bashkëshortja e Princit William, është një nga gratë më elegante në botë dhe stili i saj kopjohet nga femrat anembanë botës.

Ajo është e martuar me Princin William që nga viti 2011./21Media
Back to top button