Kate Moss dëshmoi në gjyqin Depp-Heard
Supermodelja Kate Moss u shfaq përmes videolidhjes në ditën e 22 të gjyqit të Johnny Depp kundër Amber Heard , i cili po mbahet në Gjykatën e Qarkut Fairfax.
Gjatë dëshmisë së shkurtër, Moss u mor në pyetje nga avokati i ish-it të saj , Ben Chew, për lidhjen e tyre katërvjeçare , përcjell portali rtv21.tv
Duke diskutuar për thashethemet se aktori i Pirates of the Caribbean e shtyu atë nga shkallët gjatë një pushimi në Xhamajka, Moss sqaroi se kjo nuk ishte e vërtetë.
“Ne po dilnim nga dhoma dhe Johnny doli nga dhoma para meje, dhe kishte pasur një stuhi shiu,
“Ndërsa dola nga dhoma, rrëshqita poshtë shkallëve dhe lëndova shpinën”.
“Bërtita sepse nuk e dija se çfarë më kishte ndodhur dhe kisha dhimbje. Ai u kthye me vrap për të më ndihmuar, më çoi në dhomën time dhe mori kujdes mjekësor.”
Chew e pyeti përsëri nëse Depp e kishte ‘shtyrë ndonjëherë nga shkallët’ gjatë marrëdhënies së tyre.
Moss shtoi: Jo, ai kurrë nuk më shtyu poshtë ndonjë shkalle.
Ish-çifti u takuan në vitin 1994 ndërsa ishin në Nju Jork dhe filluan një lidhje të gjatë përpara se të ndaheshin në vitin 1998.
Ikona e modës asnjëherë nuk ka pretenduar se është abuzuar nga ish-i i saj gjatë romancës së tyre të gjatë, por ka thënë se ajo ka qarë për ‘vite’ pas ndarjes së tyre.
“Nuk ka njeri që ka qenë ndonjëherë në gjendje të kujdeset për mua”, tha ajo për Vanity Fair në një intervistë të vitit 2012.
Depp aktualisht ka paditur ish-gruan Heard dhe kërkon 50 milionë dollarë dëmshpërblim për një intervistë të vitit 2018 që ajo dha për Washington Post, në të cilen diskutoi përvojat e saj të abuzimit në familje./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?