Katër fëmijë infektohen me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë sot njoftoi se nga 6 mijë e 169 testime të kryera gjatë 24 orëve të fundit, janë konfirmuar 108 raste të reja me COVID-19.
Rastet e reja janë nga: 51 raste në Prishtinë, 12 në Ferizaj, 11 në Gjilan, 5 në Prizren, nga 4 në Podujevë dhe Viti, nga 2 raste në Kaçanik, Istog, Gjakovë, Suharekë, Malishevë, Deçan, Klinë dhe Mitrovicë, si dhe nga një rast në Gllogoc dhe Shtërpcë.
Në mesin e të infektuarve janë 4 fëmijë të grupmoshës 0 deri 9 vjeç, të cilët çuan në 3 mijë e 63 numrin e përgjithshëm të të infektuarve të kësaj grupmoshe.
Fëmijët e infektuar janë të 3 të gjinisë femërore dhe një i asaj mashkullore.
Ata janë dy nga Komuna e Prishtinës, një nga Komuna e Vushtrrisë dhe një nga ajo e Podujevës./21Media

Back to top button