Katër persona të lënduar në aksidentin në Komoran

 
Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sonte në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë më saktësisht në fshatin Komoran.
Në aksident janë përfshirë dy kamionë dhe një furgon.
Rastin për rtv21.tv e ka konfirmuar Bajram Krasniqi, zëdhënës i Policisë së Kosovës.
“Në ora 18:50, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Komoran). Njësia policore nga vendi i ngjarje ka njoftuar se në aksident janë përfshirë tri automjete (dy kamionë e një furgon). Deri në këtë moment ndihmë mjekësore kanë kërkuar katër persona të lënduar”, ka njoftuar Krasniqi.
Drejtimi i rrugës Prishtinë-Pejë për një kohë ka qenë i bllokuar./21Media

Back to top button