Katër persona u lënduan në aksidentin në Gllarevë

Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në Gllarevë të Klinës. Lajmin për rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili ka informuar se të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor.
Rugova ka bërë të ditur se në aksident janë përfshirë dy vetura.
“Rreth orës 15:20, Policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Gllarevë- Klinë, në këtë aksident kanë qrnë të involvuara dy vetura dhe si pasojë 4 persona kanë pësuar lendime trupore, të njejtit janë dërguar për tretman mjekësor.”, ka bërë të ditur Rugova./21Media

Back to top button