Katër qytetarë infektohen me COVID-19
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 4 raste të reja me COVID-19, nga 1 mijë e 58 testime të kryera.
Fatmirësisht nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157 mijë e 548.
Në total numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë është 424.
Me qëllim të parandalimit të infektimit dhe mbrojtjes nga COVID-19, Ministria e Shëndetësisë po vazhdon t’u bëjë thirrje qytetarëve që të vaksinohen, në veçanti qytetarëve të cilët e kanë kaluar virusin në muajt e fundit./21Media