Katër raste të dhunës në familje në 24 orëve të fundit, tre të arrestuar

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar katër raste të dhunës në familje në Prishtinë, Fushë-Kosovë dhe Gjakovë. Lidhur me këto raste janë arrestuar tre persona.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë, në rastin e parë në Prishtinë është arrestuar një person pasi dyshohet se kanosi të dashurën.
Rasti është iniciuar si “Kanosje” dhe “Dhunë në familje”.
“Prishtinë 25.01.2025 – 21:00. Më 27.01.2025 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se i njëjti dyshohet se e ka kanosur të dashurën, viktimën femër kosovare. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.
Kurse, në rastin e dytë në Prishtinë, raportohet se një shtetas i Turqisë ka raportuar se bashkëshortja e saj ia ka pamundësuar qasjen në shtëpi.
“Prishtinë 15.01.2025 – NN. Më 27.01.2025 ankuesi mashkull shtetas i Turqisë ka raportuar se e dyshuara (bashkëshortja) femër shtetase e Turqisë, ia ka pamundësuar qasjen në shtëpi. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, njofton Policia.
Ndërsa, në Fushë-Kosovë është arrestuar një person nën dyshimin se sulmoi nënën e tij.
“Fushë Kosovë 27.01.2025 – 11:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se dyshohet se e kishte sulmuar nënën e tij. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.
E në Gjakovë raportohet se një i dyshuar largoi nga shtëpia fëmijët e ankueses, derisa ajo ka qenë në punë. I dyshuari u arrestua.
“Gjakovë 26.01.2025 – 22:00. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar i ka larguar nga shtëpia fëmijët e ankueses femër kosovare derisa ajo ka qenë në punë. Lidhur me rastin i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, njofton Policia.