Katër raste të reja me Covid-19
Ministria e Shëndetësisë njofton se nga 1 mijë e 983 testime, 4 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit.
Sipas njoftimit, jatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 5 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.988. Kurse, në total numri i rasteve aktive është 321.
Ministria njofton se në 24 orët e fundit janë dhënë 2.006 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.661.024 doza të vaksinës. Deri më sot 779.012 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./21Media