“Katër stinët” e Vivaldit, sinjal që duhet dëgjuar
Mbrëmë u mbajt koncerti i Orkestrës së Filharmonisë së Kosovës me qëllim thirrje ndërgjegjësimi për krizën klimatike.
Për aktivizimin erdhi në interpretim të Orkestrës së Filharmonisë së Kosovë me solist Visar Kuçin e nën drejtimin e Giulio Arnofit në bashkëorganizim me UNDP – Kosovo
E titulluar “For Seasons” (Për stinët), partiture muzikore u krijua nga NDR Elbphilarmonie në Hamburg.
Të dhënat klimatike që datojnë prej vitit 1725 u përdorën për të ndërtuar një algoritëm i cili më pas u shfrytëzua në “Katër stinët” e Antonio Vivaldit, duke rezultuar me pjesën e re – “të shtrembëruar”, por reflektuese e fakteve mbi ndryshimet klimatike.
Siç përshkruhet nga krijuesit e pjesës së re, të dhënat klimatike që shpërfaqin 300 vjet të lirimit të dyoksidit të karbonit në nivel global, janë shpërndarë përgjatë kohëzgjatjes së veprës: sa më e lartë të jetë vlera e dyoksidit të karbonit, aq më e gjatë është vlera e notave muzikore.
Meqenëse lirimi i dioksidit të karbonit është vazhdimisht në rritje, koha e fundit e veprës, “Dimri”, tingëllon gjithnjë e më e dhunshme dhe intensive.
“For Seasons” bazohet në një kompozim nga Simone Candotto (NDR Elbphilharmonie Orchester), Christian Rühle (Markenfilm Space), Fernando Knof dhe Felipe Sanche. – Luna (KlingKlangKlong), Sven Rebholz dhe Inka Ëeigl (Jung von Matt Spree GmbH).

Të pranishën në këtë koncert ishin zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ministrja e Ekonomisë, Artanë Rizvanolli, ambasadori i Japonisë në Kosovë, Ogasawara Mitsunori e të tjerë./21Media