Katër të lënduar në një aksident, e përfshirë edhe një veturë zyrtare

Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur sot pasdite në fshatin Mazgit.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci. Ai ka thënë se në këtë aksident është përfshirë edhe një veturë zyrtare.

“Rreth orës 15:15, është raportuar për një aksident trafiku të ndodhur në hyrje të autostradës në fshatin Mazgit.

Deri më tani bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë dy automjete njëra nga to veturë zyrtare. Për pasojë katër persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor, përderisa janë shkaktuar dhe dëme materiale”, ka thënë Borovci.

Ai ka shtuar se njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti./21Media

Back to top button