Katër të lënduar në një aksident mes veturës së policisë dhe një taksi

Katër persona janë lënduar në një aksident që ka ndodhur në mesnatë mes një veture të Policisë së Kosovës dhe një veture taksi.

Lajmin për portalin rtv21.tv e konfirmoi zëdhënësi i policisë për kryeqytetin, Enis Pllana.

“Rreth orës 00:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku melëndime në rrugën “Xhevë Lladrovci në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë dy vetura, si pasojë lëndime kanë pësuar katër persona, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor”, ka thënë Pllana./21Media

Back to top button