Katër të lënduar në një aksident në Gllamnik Podujevës

Katër persona janë lënduar në një aksident trafiku i cili ka ndodhur sot rreth orës 18:30 në Gllamnik të Podujevës.

Këtë për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sot rreth orës 18:30 kemi pranuar informatën se në fshatin Gllamnik të Podujevës, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira 2 automjete. Si pasojë e aksidentit janë lënduar katër persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, ka thënë Ahmeti. /21Media

Back to top button