Katër të lënduar në një aksident në Prishtinë
Katër persona janë lënduar në një aksident trafiku i cili ka ndodhur sot rreth orës 4:00 të mëngjesit.
Lajmin për rtv21.tv e konfirmoi zëdhënësi i policisë për Rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.
“Sot rreth orës 04:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën Xheladin Rekaliu në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë tri vetura. Si pasojë janë lënduar katër persona.”, tha Pllana./21Media