Katër të lënduar në një aksident trafiku në Batllavë të Podujevës
Katër persona janë lënduar në një aksident trafiku i cili ka ndodhur sot rreth orës 10:15 në fshatin Batllavë të Podujevës.
Kjo për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar nga zëdhënësi i policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Deri më tani bëhet e ditur se në këtë vetaksident është përfshirë një veturë dhe për pasojë katër persona janë lënduar. Të njëjtit kanë kërkuar ndihmën mjekësore, ndërkaq janë dërguar në QKUK për trajtim të mëtejshëm. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij vetaksidenti.”, ka deklaruar Borovci.