Katër të lënduar nga aksidenti me motor bore në Bogë

Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur pasditen e së dielës në fshatin Bogë të Rugovës.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova konfirmoi për “Betimi për Drejtësi” se aksidenti ndodhi pasi një motor bore është përplasur në një shtyllë elektrike, ku u lënduan katër persona.
“Policia është në vendin e ngjarjes”, tha Rugova.