Katër të vdekur dhe 518 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni
Në Maqedoninë e Veriut në 24 orët e fundit janë konfirmuar 518 raste të reja me COVID-19 nga gjithsej 5809 teste të kryera.
Ndërsa betejën me virusin e kanë humbur 4 persona, prej të cilëve 2 nga Shkupi, 1 nga Tetova dhe 1 nga Dibra.
Raste të të infektuarve të ri më së shumti ka në Shkup, Tetovë dhe Kumanovë ndërsa sipas Institutit të Shëndetit Publik janë shëruar 31 pacientë
Ndërkaq, numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me Covid-19 që nga fillimi pandemisë në vendin tonë ka arritur 158.681, numri i të shëruar është 150.587, ndërsa 5513 janë viktimat që kanë humbur jetën nga koronvirusi. Në vend numërohen 2581 raste aktive./TV21