Katër të vdekur në protesta
Ata kërkojnë dorëheqjen e presidentit Moise
Protestuesit e opozitës në Haiti kanë djegur goma dhe kanë hedhur gurë, duke kërkuar dorëheqjen e presidentit Jovenel Moise.
Së paku katër njerëz kanë vdekur dhe dhjetëra janë lënduar në protestat që kanë hyrë në ditën e katërt, në kryeqytetin e Port-au-Prince dhe në qytete të tjera.
Banorët akuzojnë presidentin Moise dhe zyrtarët tjerë për korrupsion, shkruan BBC, transmeton rtv21.tv
Qindra protestues kanë dalë në rrugë këtë javë.
Këto trazira kanë detyruar kryetarët e komunave që të anulojnë festimet e karnavaleve në fillim të marsit./21Media