Katër të vrarë dhe dy të arrestuar në lidhje me vrasjen e presidentit të Haitit

 
Policia në Haiti ka njoftuar se ka vrarë katër “mercenarë” të dyshuar, dhe ka zënë dy të tjerë, pas vrasjes së presidentit Jovenel Moise, në shtëpinë e tij më 7 korrik.
Sipas zyrtarëve policorë, të dyshuarit tjerë janë në arrati.
Vrasja e presidentit 53-vjeçar mund të krijojë sfida të reja dhe kërcënon ta përballë me kaos shtetin me 11 milionë banorë.
Kryeministri i përkohshëm Claude Joseph, ka shpallur “shtetrrethim kombëtar” dhe ka thënë se ai tani do të udhëheqë shtetin dhe në të po zbatohet ligji ushtarak, ndërsa kufijtë e Haitit dhe aeroporti kryesor i tij janë mbyllur.
Mediat ndërkombëtare raportojnë se Zonja e Parë Martine Moise, e cila u qëllua gjatë sulmit, është në gjendje të qëndrueshme, por kritike, tha ambasadori. Po bëhen përgatitje për ta transferuar atë në një spital në Miami për trajtim./21Media

Back to top button