Katër turq arrestohen në Fushë Kosovë

Katër shtetas të Turqisë janë arrestuar të martën në Fushë Kosovë.
Policia e Kosovës njofton se , gjatë kontrollit të vendbanimeve të tyre janë gjetur dhe sekuestruar 1482 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë, 590 euro para të gatshme, 8 telefona mobil, një furgon dhe një laptop,
Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.
“Fushë Kosovë / 28.10.2025 – 18:15. Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj shtetas të Turqisë, pasi që gjatë kontrollit të vendbanimeve të tyre janë gjetur dhe sekuestruar 1482 gram substancë narkotike e llojit marihuanë, 590€, 8 telefona mobil, një automjet (fugon), një lap-top, si dhe disa gjësende të tjera që lidhen me rastin. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.”, thuhet në njoftim./21Media