Katër viktima, mbi 300 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut informoi se gjatë 24 orëve të fundit vdiqën katër persona që ishin të prekur me Covid-19, ndërsa u regjistruan edhe 310 raste të reja.
Nga numri i përgjithshëm i pozitivëve (310) u regjistruan 48 riinfeksione.
“Nga numri i përgjithshëm i personave të vdekur (6), të gjithë personat kanë të regjistruar sëmundje shoqëruese. Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 4 të vdekur: 2 të vdekur nga Velesi (76 dhe 77) dhe një i vdekur nga Shkupi (77) dhe Kavadari (54 vjeç). Të gjithë personat kanë vdekur në kushte spitalore. Sipas Regjistrit të të vdekurve të diagnostikuar me COVID-19 nga Termi im, janë raportuar edhe 2 të vdekur nga: Shkupi (69 vjeç) dhe Kavadari (62 vjeç). Personat e raportuar kanë ndërruar jetë në shtëpi. Personat e regjistruar kanë vdekur më 26.03.2022.”, informoi ministria.
Deri më tani në Maqedoninë e Veriut janë kryer gjithsej 1.957.834 testime për COVID 19. Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut që nga fillimi i epidemisë është 305.423, numri i të shëruarve është 294.427, numri i të vdekurve është 9.214, ndërsa numri i rasteve aktive është 1.782./21Media
Mund të jetë një imazh i tekstit

Back to top button