Katër viktima nga COVID-19 në Kosovë

Në 24 orët e fundit, në Kosovë janë konfirmuar 1 mijë e 96 raste të reja me COVID-19, nga 7 mijë e 953 testime të kryera.
Gjatë këtyre orëve, betejën me virusin e kanë humbur katër qytetarë. Kurse janë shëruar 53 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 106 mijë e 109.

Në total numri i rasteve aktive është 7 mijë e 854./21Media
Back to top button