Kathleen van Brempt për TV21: Nëse Trump dëshiron luftë tregtare, do të ketë

Në intervistë ekskluzive për TV21 në Bruksel, politikanja dhe eurodeputetja belge, Kathleen van Brempt foli edhe për Administratën Trump, posaçërsht për tarifat e presidentit Donald Trump ndaj BE-së.
“Trump nuk i respekton rregullat. Ndërsa ne kemi shumë rregulla. Kemi gjithashtu Organizatën Ndërkombëtare të Tregtisë dhe rregullat ndërkombëtare. Falë tyre, të gjithë dinë si të veprojnë. Ndërsa ai nuk i respekton këto rregulla. Prandaj është e vështirë për ne të vlerësojmë se si do të zhvillohet situata dhe si do të përballemi me të. Zakonisht kur dikush shpërfill rregullat dhe vendos tarifa, ne duhet të marrim kundërmasa. Gjatë mandatit të parë të Trump, ne morëm menjëherë kundërmasa. Ne kërkuam produkte që do ta dëmtonin atë si Teksasi, Bourbon dhe vendosëm tarifa të mëdha mbi to. Ne mund të bëjmë të njëjtën gjë përsëri. Nëse ai dëshiron luftë tregtare, do ta ketë. Do të marrim kundërmasa në të njëjtin nivel, nëpërmjet tarifave,” tha Brempt për TV21.