KB Peja organizon Kupën e Kosovës në basketboll

Federata e Basketbollit të Kosovës sot ka njoftuar se është miratuar kërkesa që KB Peja ta organizojë Final 8 Kupën e Kosovës në basketboll.
“Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) e ka miratuar kërkesën e KB Peja për organizimin e Final 8 Kupës së Kosovës në basketboll në datat 09-13 Shkurt 2022, pasi skuadra nga Peja i ka plotësuar kushtet e përcaktuara në konkursin për organizimin e Final 8 Kupës së Kosovës”, është bërë e ditur në njoftimin e FBK-së.
Ky vendim do të hyjë në fuqi në ditën që është miratuar./21Media

Back to top button