KB Trepça shkarkon trajnerin

Klubi i Basketbollit Trepça ka shkarkuar trajnerin, Lubo Minchev, me marrëveshje ndërmjet dy palëve.
Lajmin e ka bërë të ditur klubi mitrovicas përmes njoftimi të lëshuar në faqen zyrtare, ku thuhet se ky vendim erdhi pas rezultateve negative në ndeshjet e fundit në Superligën e Kosovës.
“Pas një bashkëpunimi të gjatë dhe shembullor, kemi vendosur të ndajmë rrugët me trajnerin Lubomir Minchev. Vendimi u mor me marrëveshje të dyanshme. Me Minchevin kemi arritur të gjitha finalet e mundshme dhe kemi fituar Kupën e Kosovës dhe Superkupën Mbarëkombëtare. Por pas mini-krizës në rezultate, kemi vendosur të ndajmë rrugët”, thuhet në deklaratë.
Minchev mori drejtimin e Trepçës në verën e vitit 2021.
KB Trepça aktualisht ndodhet në vendin e tretë në Superligën e Kosovës në basketboll, me 4 fitore e 3 humbje pas 7 takimeve dhe së fundi u mposht nga Vëllaznimi në Gjakovë me rezultat 75-72.

Back to top button