KDI: Duhet trajtim i përshpejtuar dhe qartësim urgjent nga Kushtetuesja

KDI ka reaguar lidhur me zhvillimet e situatës politike në vend, duke theksuar se, është e nevojshme që me urgjencë të ketë qartësim nga Gjykata Kushtetuese.
Në komunikatën për media, KDI thotë edhe se, mungesa e përgjegjësisë politike për marrëveshje lidhur me zgjedhjen e presidentit të ri të vendit, ”rrezikon ta fusë vendin në një situatë të paqartësisë kushtetuese”.
”Prandaj, duke pasur parasysh që situata e tanishme që mund të prodhojë pasoja të pakthyeshme, i bëjmë thirrje Gjykatës Kushtetuese që, në përputhje me rolin e saj si gardiane e mbrojtjes së rendit kushtetues dhe konform interesit publik, të përdorë mekanizmat proceduralë për trajtim të përshpejtuar dhe të ofrojë qartësi kushtetuese përpara zhvillimit të procesit zgjedhor”, thuhet mes tjerash nga KDI.