KDI i bën thirrje Qeverisë që ta kthejë në agjendën legjislative Ligjin e Punës

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) të enjten ka publikuar analizën “Ligji i ri i Punës: në mes të nevojës dhe kërkesave për ndryshim”, duke i bërë thirrje Qeverisë që ta kthejë Ligjin e Punës në agjendë legjislative për këtë vit.

“Duke iu referuar përpjekjeve të pasuksesshme të disa qeverive tash e disa vite për të avancuar marrëdhënien e punës në Kosovë,  përmes këtij punimi diskutues, KDI po synon të rikthejë në diskursin publik debatin për inicimin e një ligji të ri të punës, i cili e ka bazën në nevojat dhe kërkesat e punëtorëve, organizatave sindikale e OJQ, në përputhje me standardet dhe praktikat e vendeve të Bashkimit Evropian, e që garanton mbrojtje më të mirë për punonjësit në Kosovë”, thuhet në njoftimin e KDI-së.

Ligji aktual i Punës paraqet një ndër ligjet më vitale në vend duke qenë se rregullon punësimin e mbi 370 mijë punonjësve në sektorin publik e atë privat, thotë KDI-ja.

Back to top button