Keanu Reeves së shpejti me rol në serial

 
Aktori Keanu Reeves po bën një hap të ri në karrierën e tij. Ai është në bisedime për të luajtur rolin e parë në një seri televizive amerikane.
Revista Deadline njofton se Reeves ka filluar bisedimet për paraqitje me rol në serinë e HULU-së, të titulluar “The Devil in the White City”.
Kjo seri bazohet në librin me po këtë titull të autorit Erik Larson.
“The Devil in the White City” ka kohë që ishte duke u shqyrtuar për tu realizuar.
Aktori Leonardo DiCaprio bleu të drejtën e librit për realizim të serisë në vitin 2010, dhe vendosi të paraqitet me rol në të. Regjinë e serisë së re u caktua ta bëj Martin Scorsese.
“The Devil in the White City” do të jetë seri e limituar në HULU.
Libri me po këtë titull, që ka nëntitullin “Vrasje, Magji dhe Çmenduri në Panairin i cili ndryshoi Amerikën”, rrëfen dy tregime paralele. Njëri paraqet arkitektin Daniel Burnham, i cili sjell në jetë panairin botëror të vitit 1893, e tregimi tjetër paraqet të bëmat e liga të  H.H. Holmes, farmacist dhe vrasës serik i cili ndërton një “kështjellë vrasjesh” në Çikago. Të dy personat ndërtojnë diçka imagjinative, por njëri prej tyre është më zullumqar se tjetri.
Aktori Reeves do të luaj në këtë serial, megjithatë nuk është bërë e ditur se cilin rol do të luaj. Fillimisht, DiCaprio u caktua në rolin e Holmes, por në vitin 2019, ai dhe Skorsezi është përfolur se kanë pranuar angazhime të tjera. Tani të dy janë producent ekzekutiv. Nuk ka të dhëna nëse Di-Caprio do të paraitet edhe me rol në serial.
Seria “The Devil in the White City”, para se të filloj me prodhimin, ka pasur batica e zbatica, por njoftimi për realizimin e saj ka bërë kureshtarë shumë dashmirë të serive, të cilët tani mezi presin ta shohin.
Sa i përket librit “The Devil in the White City: Murder, Magic and Madness at the Fair that Changed America”, ai u botua në vitin 2003, dhe paraqet personazhë të vërtetë./21Media

Back to top button