Kearns: Britania i dha përkrahje Kosovës pas Banjskës, Macron po i shet aeroplanë Serbisë

Pas vizitës së presidentit francez në Serbi për shitjen e 12 aeroplanëve luftarakë “Rafale” ka reaguar deputetja ike Alice Kearns.
Kearns ka thënë se ish-kreu i diplomacisë britanike, David Cameron, në pjesën e parë të vitit kishte shprehur përkrahjen e Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën pas sulmit të Banjskës në shtatorin e vitit 2023.
Derisa ka shtuar se presidenti i Francës gjatë qëndrimit të tij në Beograd i ka shitur aeroplanë presidentit Vuçiq.
“Lord Cameron në Kosovë në fillim të këtij viti, u zotua për mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar pas sulmit në Banjska shtatorin e kaluar. Presidenti Macron në Beograd këtë javë, duke i shitur avionë luftarakë presidentit Vuçiq”, ka shkruar ajo në X./21Media
Lord Cameron in Kosovo earlier this year, pledging the UK’s support after the Banjska attack last September.
President Macron in Belgrade this week, selling fighter jets to President Vucic. pic.twitter.com/zI9PHK0gpD
— Alicia Kearns MP (@aliciakearns) August 30, 2024