Kaloni te përmbajtja kryesore

Kearns: Lënia e lirë e Radojcicit nga Serbia inkurajon të tjerët

Deputetja britanike, Alicia Kearns, ka reaguar për sulmin e ndodhur në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit më 29 nëntor.

Në një postim në rrjetet sociale ajo ka thënë se sulmi terrorist ishte një përpjekje e qartë për të dëmtuar civilët përmes shkatërrimit të infrastrukturës kritike.

”Sulmi terrorist në rrugën ujore Ibër Lepenci në Kosovë ishte një përpjekje e qartë për t’i shkaktuar dëm civilëve përmes shkatërrimit të infrastrukturës kritike. Dështimi i Serbisë për të arrestuar dhe deportuar Milan Radoicic dhe të tjerët përgjegjës për sulmin në Banjska i inkurajon të tjerët të ndjekin shembullin e tyre, duke besuar se do të gjejnë strehë të sigurt pas akteve të tilla”, ka shkruar ajo.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button