KEDS: Kursejeni rrymën, nëse keni mundësi përdorni format alternative të ngrohjes

 

KEDS u ka bërë thirrje qytetarëve që kenë kujdes në shfrytëzimin e energjisë elektrike dhe ta kursejnë atë tash kur ka ulje të temperaturave, dhe qytetarët përdorin energjinë elektrike për t’u ngrohur.

Sipas KEDS janë shkaktuar mbingarkese në rrjet dhe tejnxehje e aseteve, duke rrezikuar kështu furnizimin stabil me energji elektrike.

KEDS ndër vite ka investuar vazhdimisht në modernizim të rrjetit dhe mirëmbajtje të tij, duke zgjeruar linja furnizimi dhe duke i përforcuar ato aktuale. Por, kërkesa e tanishme e tejkalon dizajnin e rrjetit elektrik në disa lokalitete. Kjo, pasi trasformimi i energjisë elektrike në energji termike është proces i dhunshëm dhe asnjë rrjet elektrik nuk është i destinuar për ngrohje. Në këto situata, në mënyrë që të kemi furnizim sa më të mirë dhe rrjeti ta përballojë më lehtë ngarkesën, apelojmë për kursim maksimal të energjisë elektrike.”, thuhet në njoftimin e KEDS.

Po ashtu KEDS kërkon nga konsumatorët që në vendet ku është e mundshme, të ngrohen me forma alternative, pasi që sipas tyre do të lehtësonte shumë funksionimin normal të rrjetit

Të njëjtën kohë KEDS thotë se mobilizim është maksimal që secila situatë eventuale e papritur të evitohet sa më shpejtë./21Media

Back to top button