Kaloni te përmbajtja kryesore

KEDS: Reduktimet më të gjata për shkak të mbingarkesës

Drejtori i sistemit të operimit në KEDS, Bujar Jupaj tha se planifikimin për reduktimet e energjisë elektrike 8 me 2, e kanë zbatuar në përpikëri, por që sipas tij aty ka paraqitur problem mbingarkesa që ka çuar në problemin në rikthimin e energjisë në disa lagje.
“Pas planifikimit me fillimin e aktivizimit të daljeve pra ka qenë një mori e problemeve si pasojë e ngarkesave. Ne kemi pasë edhe dëme të ndryshme kemi pasë edhe djegie të pajisjeve tona elektroenergjetike”, tha Jupaj duke shtuar se kanë angazhuar mbi 400 punëtorë në mënyrë që të bëhjë menaxhimin e duhur.
Në anën tjetër, Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka paralajmëruar dërgimin e një dosje në Policinë e Kosovës me rastet e pranuara nga qytetarët kur energjia elektrike po ju ndalet më shumë se dy orë./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button