Keir Starmer u emërua zyrtarisht si kryeministër nga Mbreti Charles

Keir Starmer është emëruar zyrtarisht si kryeministër nga Mbreti Charles në Buckingham Palace pas një fitoreje dërrmuese në zgjedhjet e përgjithshme të djeshme në Mbretërinë e Bashkuar.
Kryeministri, Keir Starmer është larguar nga Buckingham Palace për të shkuar më pas në Doëning Street, raporton The Guardian.
Kryeministri i ri, Keir Starmer shkoi në Pallatin Buckingham i shoqëruar nga bashkëshortja e tij. Ndërkaq, në Doëning Street pritet t’i adresohet kombit.
Punëtorët dhe aktivistët e partisë janë rreshtuar në rrugë duke mbajtur flamuj.
Të gjithë ministrat konservatorë në largim të shtetit duhet t’i kthejnë vulat e tyre të detyrës mbretit gjatë pasdites, në mënyrë që ato të mund t’i lëshohen kabinetit të Starmerit, të cilët pritet të marrin detyrën sot.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?