KEK i përgjigjet ZRrE-së: Nuk i shtyjmë punimet në Termocentral!

Korporata Energjetike e Kosovës i tha RTV21 se nuk do t’i shtyjë punimet në termocentrale të parapara të nisin në muajin mars, meqë do të cenohej siguria e kapaciteteve prodhuese. KEK i ktheu përgjigje Zyrës së Rregullatorit të Energjisë që përmes një letre interne i ka kërkar shtyrjen e punimeve për një përiudhë tjetër për të mos rrezikuar, siç ka thënë, furnizimin me energji elektrike.
KEK nuk do të shtyjë një proces të kontrollit një mujor të Bllokut B2 dhe as edhe nisjen e punimeve në modernizimin e blloqeve të tjera të Termocentraleve, siç është paraparë me projektet me Bashkimin Evropian.
Zëdhënësi i KEK, Skender Bucolli i tha RTV21 se Korporata po investon në siguri teknike dhe në stabilitet energjetik dhe shtyrja e punimeve mund të cënojë sigurinë prodhuese. S
ipas një planifikimi të KEK, gjatë muajit mars do të bëhej kontrolli prej 30 ditëve i njësisë B2 të Termocentralit dhe i pajisjeve të tij. Që do të nënkuptonte ndaljen e punës së kësaj njësie për një muaj. Ndërkohë, në muajin maj dhe deri në dhjetor të këtij viti do të kryheshin remontet në njësitë e tjera të Termocentralit duke nxjerrë nga prodhimi kohë pas kohe blloqet e tij.
“Shtyrja apo moszbatimi i tyre eventual do të cenonte seriozisht sigurinë e operimit afatgjatë të kapaciteteve prodhuese, prandaj është e gabuar që planifikimi të fokusohet vetëm në nevojat apo lehtësitë e momentit aktual. Qasja e KEK-ut është të shohë përtej afatit të shkurtër, duke investuar në qëndrueshmëri, siguri teknike dhe stabilitet të sistemit energjetik.”, tha Bucolli
Bucolli i tha RTV21 se kjo është koha e fundit për të bërë kontrollet në njësitë prodhuese të Termocentralit që do të zgjaste jetën e tyre dhe punën e panderprerë për muaj të tërë.
Deklarata e Bucollit pasoi një letër të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë dërguar KEK, i cili i ka kërkuar Korporatës që të shtyjë punimet për një periudhë tjetër kohore duke mos e cenuar sigurinë e furnizimit me energji elektrike. Sipas njoftimeve të mediave ZRrE ka vlerësuar se koha e përzgjedhur për ndaljen e blloqeve të KEK-ut nuk është e përshtatshme në një periudhë kur kërkesa për energji mbetet e lartë. ./RTV21/21Media