Kelmendi premton mbjelljen e 20 mijë drunjve për çdo vit në Obiliq

Kelmendi premton mbjelljen e 20 mijë drunjve për çdo vit në Obiliq
Kandidati i PDK-së për kryetar të Obiliqit, Nysret Kelmendi, ka treguar planin e tij për mbrojtjen e ambientit në këtë qytet.
Ai ka thënë se synon mbjelljen e 20 mijë drunjve për çdo vit.
“Me KEK-un kisha bashkëpunuar shumë sa më pak emitim të pluhurit dhe hirit”, tha ai.
Kelmendi i PDK-së ka prioritet zhvillimin ekonomik, kritika për qeverisjen e kaluar
Kandidati i PDK-së për kryetar të Obiliqit, Nysret Kelmendi, në debatin zgjedhor në RTV21 tha se garon me një program zgjedhor që bazohet në ekonominë e tregut dhe në zhvillim ekonomik.
“Pastaj kemi një plan për një arsim, sepse arsimi në Komunën e Obiliqit fatkeqësisht që 12 vite është shkatërruar; në ambient, është një nga komunat më të ndotura në Evropë, dhe ka ndërtuar dy parqe zoti Gashi dhe i ka shtruar në parqe në vend të barit. Ka nevojë për shëndetësi, sepse si pasojë e ndotjes ka probleme shëndetësore, ka probleme me pjesën e pulmologjisë, me kancerin e mushkërive, ka nevojë të ndërtohet një institut. Bujqësia – ajo tokë që ka pasur, ka ndërtuar fabrika në toka bujqësore… gjithë ato fabrika dhe tash i kemi 700–800 njerëz që marrin ndihma sociale. Nuk e di pse i ka lejuar ato”, tha ai./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?