Kënga e Dua Lipës zë vendin e parë në Mbretërinë e Bashkuar

Kënga “Dance The Night” e Dua Lipës erdhi si një kolonë zanore e filmit “Barbie”, premiera e të cilit ishte në muajin qershor.

Ky projekt arriti suksese të mëdha dhe vetëm për një kohë të shkurtër ka kaluar shifrën e 85 milionë klikimeve në platformën YouTube.

Tani është mësuar se kjo këngë ka zënë vendin e parë në Mbretërinë e Bashkuar, gjersa lajmi i gëzueshëm u bë i ditur nga vet këngëtarja.

“Dance The Night është numër një në Mbretërinë e Bashkuar. Java e ditëlindjes po ecën mirë. Shumë dashuri për të gjithë ata që po e dëgjojnë”, ka shkruar Lipa.

28 vjeçarja ka bërë gjithashtu debutimin në aktrim si Mermaid Barbie në filmin e Warner Bros.

Ajo shfaqet në film vetëm 30 sekonda.

Ndërkohë që filmi ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm, duke u bërë projekti me më së shumti fitime për 2023.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

Back to top button