Këngë për mërgimin, Malësori: Bashkëpunim me një ndër mbretëreshat e muzikës folklorike

Festat e fundvitit po afrohen dhe puna për projekte të reja muzikore nga këngëtarët tanë ka filluar.
Për një këngë të re po punon edhe këngëtari i njohur Malësori, i cili në një intervistë për emisionin “IN&OUT” të RTV21, ka zbuluar më shumë rreth projektit.
Një këngë për mërgimin, këngëtari i hitit “Kthehuni”, do ta sjellë në bashkëpunim me një këngëtare të njohur.
Ai nuk e ka zbuluar emrin e këngëtares, por ka thënë se është një ndër mbretëreshat tona të muzikës folklorike dhe popullore.
“Është një këngëtare të cilën unë e kam dashtë gjithmonë, jam rritur me këngët e saj… Do të del një këngë shumë e bukur”, ka thënë Malësori.
Poashtu, Malësori ka treguar se do të bëjë disa potpuri me kolegët e tij gjatë festave të fundvitit./21Media

Back to top button