Këngët e “Renaissance” kryesojnë toplistat

Albumi më i ri i Beyonce “Renaissance” preku majat në Britani të Madhe.
I publikuar më 29 korrik, për një javë u bë albumi më i shitur.
“Renaissance” gjithashtu kryeson listat në Australi, Irlandë e Francë.
Në tabelën e këngëve, kënga kryesore e albumit “Break My Soul” u listua në vendin e dytë.
Dy këngë të tjera të albumit që prekën top 20-shen, janë “Cuff it” dhe “Alien Superstar”.
Rregullat përcaktojnë që jo më shumë se tri këngë nga i njëjti artist mund të kualifikohen në Top 100 në të njëjtën kohë, përndryshe totali do të ishte më i lartë.
Si një album që shënoi rikthimin e Beyonce, “Renaissance” u prit mjaft mirë e vlerësua lartë nga kritikët./21Media

Back to top button