Këngëtarët e njohur u bënë prindër për herë të parë

Këngëtarët e njohur, Turjan Hysko dhe Orinda Huta sot janë bërë prindër për herë të parë. Orinda ka sjellur në jetë një vajzë, së cilës artistët ia kanë vënë emrin Atara, shkruan rtv21.tv
Lajmin e ka bërë të ditur këngëtari Hysko, i cili ka publikoi një imazh të bukur me të bijën në duar. Në fotografinë e publikuar në instagram për 80 mijë ndjekësit e tij, ai po merr urime të shumta.
“Atara lëre Tik Tok-un, vrap gjumë tani!”, ka shkruar artisti krahas fotografisë.
Ndërkaq, ai ka publikuar edhe një foto të bukur, në të cilën shihen duke fjetur dy princeshat e tij.
Ndërkohë, këngëtarja Huta, pas lindjes ende nuk ka bërë ndonjë publikim në profilin e saj në instagram, vetëm ka ndarë storiet, në të cilat është etiketuar.
Ndryshe, Orinda Huta dhe Turjan Hysko janë martuar në korrik të vitit 2017./21Media

Back to top button