Këngëtari i njohur i propozon të dashurës në skenën ku po performonte
Këngëtari i grupit White Stripes, Jack White, tronditi fansat mbrëmë kur i propozoi të dashurës së tij në skenën në të cilën po performonte, teksa dyshja edhe u martua.
White ftoi Olivia Jean në skenë për të luajtur me të, duke e prezantuar para fansave si të dashurën e tij.
Më pas 46-vjeçari ia bëri pyetjen Jean-it gjatë këngës së tij ”Hotel Yorba”, duke kënduar ”le të martohemi”.
Jean, e cila me profesion është kompozitore dhe producente, shpërtheu në lot dhe i tha po propozimit.
White pastaj e largoi atë nga skena, vetëm për t’u shfaqur më vonë për një martesë të drejtpërdrejtë, të drejtuar nga Ben Swank, themeluesi i labelit të White.
Shfaqja e White ishte pjesë e turneut të tij të fundit solo, të quajtur Supply Chain Issues./21Media
