Këngëtari i njohur zbulon se po e shkruan një roman

Këngëtari shqiptar, Ermal Meta përveç suksesit në skenën muzikore, tani ai po vjen me një roman.
Artisti 40-vjeçar cili jeton dhe vepron në Itali përmes një postimi në “Instagram” ka tregur se po shkruan një libër që titullohet “Domani e per sempre” në shqip “Nesër dhe përgjithmonë”, shkruan rtv21.tv.
Meta ka bërë të ditur se “Domani e per sempre”, do të publikohet më 19 maj dhe përveç se në librari, libri do të publikohet edhe në platformat online.
“Më bëri të buzëqesh, të qaj, të mendoj, të studioj, të imagjinoj, të shikoj, të shoh, të dëgjoj, të qëndroj zgjuar për netë të tëra. Ai më disiplinoi dhe më rindërtoi disi, duke më shpëtuar”, ka shkruar ai.
Tutje në postim këngëtari u shpreh se romani përfaqëson dy vitet dhe ndoshta edhe dyzet të fundit, teksa falënderon të gjitha ata që do ta lexojnë./21Media
 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ermal Meta (@ermalmetamusic)

Back to top button