Këngëtarja e njohur sulmohet nga qeni, 50 qepje në fytyrën e saj
Ish-modelja dhe këngëtarja Tuğba Altıntop është sulmuar nga një qen në Şile. Më shumë se 50 qepje u aplikuan në fytyrën e Altıntop.
Sipas mediave turke, këngëtarja tash është në gjendje të mirë shëndetësore dhe po trajtohet në shtëpi.
“Për shkak të një incidenti të rëndë që kam përjetuar, tani jam jashtë spitalit dhe po trajtohem në shtëpi. Për momentin më janë bërë më shumë se 50 qepje në pjesë të caktuara të fytyrës. Unë do të vazhdoj të bëj punën time edhe pse mendohet se kjo ngjarje e rëndë do të ndikojë negativisht në jetën time të biznesit.” tha Altintop.



