Këngëtarja e njohur vdiq në moshën 26 vjeçare në një aksident ajror

Marilia Mendonça, njëra nga këngëtaret më të popullarizuara në Brazil, ka vdekur në moshën 26-vjeçare nga rrëzimi i aeroplanit me të cilin po fluturonte, thonë zyrtarët.
Në aksident mbetën të vdekur edhe katër persona të tjerë, xhaxhai i saj, producenti dhe dy anëtarë të ekuipazhit.
Hetim kanë nisur për të përcaktuar shkakun e rrëzimit të aeroplanit.

Mendonça ishte fituese e Grammy Latine në 2019. U bë e famshme për fokusimin në përvojat e grave me marrëdhënie të dështuara, shkruan bbc.

Një nga emrat më të mëdhenj të muzikës country braziliane e njohur si sertanejo, Mendonça e filloi karrierën e saj si adoleshente dhe u bë një yll kombëtar në vitin 2016 me një hit për pabesinë. Ajo njihej si “Mbretëresha e vuajtjeve” të vendit.

Vitin e kaluar, ndërsa koncertet u anuluan për shkak të pandemisë, ajo performoi në një seri koncertesh në internet. Njëri prej tyre vendosi rekordin e transmetimit të drejtpërdrejtë më të ndjekur në botë, me 3.3 milionë shikues në YouTube./21Media

Back to top button