Këngëtarja me famë botërore koncert në Tiranë

Këngëtarja me famë botërore Laura Pergolizzi, e njohur si LP, do të performojë në Tiranë.
Artistja do të mbajë koncert më 9 tetor në Pallatin e Kongreseve dhe nis në orën 20:00.
“Këngëtarja me famë botërore Laura Pergolizzi, e njohur si LP, vjen në Tiranë për super koncertin e saj me hitet më të njohura dhe të dashura për publikun”, ka njoftuar kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj në Instagram.

Laura Pergolizzi, e lindur në Long Island, në 1981, nga prindër italianë, njihet me emrin artit LP. Vlerësohet për aftësi të larta vokale dhe mjeshtërinë e fishkëllimës artistike. Megjithëse kishte vite që merrte pjesë në koncerte anembanë Amerikës, fama botërore i erdhi kur kënga e saj “Lost on you” kapërceu oqeanin dhe arriti Europën. Ajo është një nga 4 këngët më të kërkuara në aplikacionin Shazam./21Media

Back to top button